Arti o është origjinalitet o plagjiaritet (Picasso)

(s.guraziu – ap, pr. 23 – fotot: fotografë të ndryshëm, unsplash)

…disa foto interesante të drunjve – dmth. m’u duken se nuk janë bash aso “lisash të zakonshëm” që i shohim përditë, e qartë se paksa me të rebeluar me hujet e me format natyrale, thuase nuk i binden ligjit platonik të dizajnit, se “bukuria e stilit, e harmonisë dhe e madhështisë varet nga thjeshtësia” (assesi nga kompleksiteti), e madje thuase s’donë t’i binden as konceptit arkitektural se “forma e ndjek funksionin”, donë t’kenë formash unike, qoftë dhe t’panevojshme, jofunksionale, formash kot…

…fare natyrshëm, mbase pakëz dhe çështje e krenarisë, pothuaj ngjashëm siç “rebelohen” dhe artistët, poetët, fashionistët, krijuesit, dizajnerët etj. lloj-lloj këso “speciesh”… edhe këta synojnë vetëm gjërash unikale, gjeniale, maestrale, origjinale, nuk ndjehen dhe aq mirë me ordinaritetin artistik, jo se gjoja na qenkan paksa të “krisur” por thjesht i ndjekin premisat e origjinalitetit artistik, meqë dihet se arti o është origjinalitet o plagjiaritet, s’i takojnë të “dyja”, apo jo : )